Turneu i 8 Marsit sjell boksin në qendër të vëmendjes në Prishtinë

Turneu i 8 Marsit sjell boksin në qendër të vëmendjes në Prishtinë

Federata e Boksit e Kosovës, vazhdon organizimin e garave sipas kalendarit për vitin 2026. Në këtë kuadër, Klubi i Boksit “Dodona” nga Prishtina organizon turneun e boksit me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Turneu do të zhvillohet në sallën e sportit “1 Tetori”, në Prishtinë, më fillim nga ora 13:00, kurse peshimi i sportistëve do të bëhët nga ora 09:00-10:00. Ndeshja është e hapur për të gjitha grupmoshat, djem dhe vajza, duke promovuar barazinë gjinore dhe zhvillimin e boksit në Kosovë.

Federata e Boksit e Kosovës fton të gjithë sportdashësit që të jenë pjesë e këtij aktiviteti sportiv dhe të përkrahin boksierët dhe boksieret në këtë ngjarje.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë